Dëshironi të punoni për Angelina Jolie? Zbuloni si mund të aplikoni

schedule11:12 - 5 Qershor, 2023

schedule 11:12 - 5 Qershor, 2023

Angelina Jolie po përgatitet të lançojë linjën e saj të veshjeve dhe bizhuterive, dhe të gjithë po presin të shohin dhe veshin krijimet e saj unike. Sipërmarrja e re e biznesit të aktores 48-vjeçare do të jetë filantropike në natyrë, pasi ajo synon të ndihmojë demokratizimin e industrisë së modës duke u dhënë klientëve akses në një grup stilistësh të rinj dhe artizanësh të aftë, siç thuhet në llogarinë zyrtare të kompanisë (@atelierjolieofficial).

“Do të ketë gjithashtu një burim online gjithëpërfshirës për të gjetur rrobaqepës dhe rrobaqepëse, të cilët do të përdorin copëza të zgjedhura me kujdes dhe materiale të vjetra për të krijuar pjesë unike që mishërojnë krijimtarinë dhe qëllimin personal”, shkruan ajo në postimin e saj të parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Atelier Jolie (@atelierjolieofficial)

Vetëm dy javë pasi njoftoi lançimin e koleksionit të saj të ri, Atelier Jolie, aktorja fituese e çmimit Oscar është në kërkim të “kreativëve” për të punuar në atelienë e kompanisë së saj në Nju Jork.

Me një publikim të ri, marka e Angelina Jolie fton të interesuarit për modën t’i bashkohen ekipit të saj në çdo mënyrë. Më konkretisht, postimi i rekrutimit fillon si më poshtë: “Për të gjithë krijuesit…Të gjithë mund të marrin pjesë në një mënyrë ose në një tjetër. Çdo klient do të jetë pjesë (e ekipit)… Dhe kushdo që viziton ose merr pjesë online ose në evente do të bëhu gjithashtu pjesë e… por sot po fokusohemi në një pjesë të familjes sonë @atelierjolieofficial.

Në një postim të gjatë në Instagram të mërkurën, Jolie, 47 vjeç, shkroi: “Ne po ju kërkojmë të rriteni dhe të na ndihmoni të ndërtojmë ekipin tonë të brendshëm të rrobaqepësve të aftë. ” Ylli i “Maleficent” shtoi se ajo “po kërkon rrobaqepës që kuptojnë cilësinë dhe kreativitetin, veçanërisht ata në Nju Jork, pranë vendit të studios së parë të Atelier Jolie. Shpresojmë se do të ketë më shumë së shpejti ndërsa ndërtojmë një familje globale”.

Angelina Jolie e përfundoi mesazhin e saj duke u kërkuar ndjekësve të saj që të “jenë të guximshëm” dhe të mos hezitojnë të dërgojnë aplikacionin e tyre. “Mos harroni, nëse nuk dëgjoni nga ne në raundin e parë, do të ketë mundësi të tjera”./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Atelier Jolie (@atelierjolieofficial)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!