Federata Holandeze e Futbollit po kërkon për një trajner për të zëvendësuar Roland Koeman, i cili vendosi të largohej duke marrë drejtimin e Barcelonës.
Drejtuesit e futbollit tulipan kanë zgjedhur Max Allegrin, trajnerin e njohur italian që qëndron pushim prej majit të vitit të kaluar.
Sky Sport raporton se trajneri livornez është kontaktuar pesë ditë më parë për të marrë drejtimin e Holandës, por ka refuzuar ofertën.
53-vjeçari dëshiron të marrë drejtimin e një klubi dhe ky është shkaku pse ka refuzuar propozimin e ardhur nga Amsterdami. /abcnews.al