“Dëshiroj ta shoh Gonzalon te kjo skuadër, ja pse u largua nga Real Madrid”

20:26 | 19/02/202020:260

Babai i Gonzalo Higuain ka folur rreth së ardhmes së djalit të tij. Kontrata e sulmuesit me Juventusin përfundon në verën e vitit 2021 dhe e ardhmja mund të jetë në Argjentinë. Jorge Higuain deklaron për Tyc Sports se shpreson të shohë Pipitën te River Plate.

32-vjeçari ishte pjesë e “Millonarios” për tre sezone përpara se të transferohej te Real Madrid në vitin 2007. Në fund një koment për Cristiano Ronaldon dhe raportin e Gonzalos me yllin e Juventusit.

Kritikat ndaj Gonzalos kanë qenë të pamëshirshme dhe jo konstruktive. Ai ka një kontratë me Juventusin, një klub i jashtëzakonshëm në të cilin ndihet mirë. Ka ndërmend të respektojë kontratën, më pas të shohim. Përgjithësisht, një lojtar argjentinas, i cili luan në Europë, dëshiron të mbyllë karrierën në shtëpi.

Do të më pëlqente të rikthehej te River Plate, por nuk do të jetë diçka e thjeshtë. CR7? Gonzalo dhe Cristiano e njohin njëri-tjetrin prej vitesh dhe gjithçka mes tyre është në rregull. Në tredhëmbëshin me Benzema dhe Ronaldon te Real Madrid, të tre ishin golashënuesit më të mirë. Përpara se të largohej nga Reali përfundoi në kritikat e mediave, prandaj u largua“, përfundon babai i sulmuesit. /abcnews.al

 

Higuain kur aktivizohej me River Plate

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono