Dëshira për t’u rikthyer, zero “besnikëri” dhe Serie A: Rrëfehet Unai Emery

schedule14:17 - 10 Maj, 2020

schedule 14:17 - 10 Maj, 2020

Unai Emeri ka një eksperiencë të konsiderueshme si trajner, duke llogaritur që ka punuar në Spanjë, Francë, Rusi dhe Angli. Trajneri spanjoll qëndron pushim prej 29 nëntorit të vitit të kaluar, datë kur u shkarkua nga Arsenali.

Ai mezi po pret të rikthehet në pankinë dhe është gati të pranojë çdo lloj ofertë. 48-vjeçari tregohet i sinqertë në një rrëfim për AS, teksa zbulon edhe prapaskenat në lidhje me provimin e një aventurë në Serie A.

Zemra ime i përket Real Sociedad, por nëse më thërret Athletic Bilbao do pranoja. E njëjta gjë vlen edhe për skuadrat e tjera. Kam qenë te Valencia, por do pranoja kalimin te Levante. Kam stërvitur edhe Sevillan, por nëse më fton Betis…

Kudo që do më duan dhe unë do ndihem i kërkuar, do të shkoj menjëherë. Mund të më shihni aty ku projekti është tërheqës, në mënyrë që të jem në gjendje të luaj në Champions League apo edhe në Europa League, sinqerisht nuk e përjashtoj veten nga asgjë.

Serie A? Në të kaluarën kam patur kontakte me disa klube italiane, por, për një gjë ose një tjetër, nuk kam arritur të stërvis aty. Nuk do t’i tregoj emrat e klubeve, për respekt ndaj tyre. Tani jam i hapur për gjithçka, ndër të tjera e ndjek shumë Serie A”, përfundon Unai Emery. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!