Dëshira për foto: Vogëlushja Era dhe fotografja e njohur tregojnë si ka lindur pasioni i tyre

schedule09:20 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 09:20 - 28 Dhjetor, 2020

Fotografia është kthyer në një nga trendet më të preferuara të momentit, që nuk njeh moshë. Vogëlushja, Era Hoxha dhe fotografja Soela Zani kanë folur në ABC e Mëngjesit lidhur me fotografinë.

Ato kanë ndarë eksperiencat personale në këtë fushë, duke theksuar se fotot mbesin gjithmonë në kujtimet e të gjithëve.

Era: Mami më thotë vish këtë dhe kur dalim dhe shohim një sfond të bukur, më thotë hajde dalim një foto këtu dhe unë i bëj.

Soela: Unë i ndaj me mosha fotografimin e fëmijëve, pasi kanë të tjera specifika. Psh. femija i porsalindur ka tendecën të rrijë i mbledhur si në barkun e nënës dhe duhet të gjesh pozicionin e duhur.

Era: Unë kam një motër dhe një vëlla më të vegjel, kemi bërë foto dhe ne na pëlqejnë të bëjmë të tre. Po vëllai i vogël do të lëvizi dhe më shumë foto bëj me motrën.

Soela: Në fillim sa hyn në studio, ti njihesh me personazhin dhe njerëzit janë të ngurtë, po që më pas njihemi me njerëzit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!