Dëshira e Mariah Carey për Krishtlindje

schedule09:47 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 09:47 - 12 Dhjetor, 2019

Kur Mariah Carey shkroi këngën e famshme ”All I Want For Christmas Is You”, nuk ishte tamam e sinqertë, sepse në fakt, donte më shumë.

Diva rrëfen se është e fiksuar pas Krishtlindjeve. Ajo është rritur në varfëri të plotë në Long Island të  New York-ut, ku nëna e saj me origjinë irlandeze u mohua nga familja për shkak se ra në dashuri me një burrë me ngjyrë nga Venezuela.

Kur Mariah mbushi 3 vjec, prindërit e saj u divorcuan. Atë dhe vëllain i rriti e ëma që kishte qenë soprano, ndërsa i ati mori motrën tjetër. Krishtlindjet ishin e vetmja rreze lumturie në fëmijërinë e saj.

“ Mamaja nuk kishte para, por përpiqej ta bënte festën të bukur, edhe nëse në vend të dhuratave, mbështillte fruta“, rrëfen ajo.

Prandaj, këngëtarja e famshme këtë festë e ka edhe sot të preferuarën e saj, dhe preferon ta kalojë në vende ku të rrethohet nga dëbora.  Ajo dëshiron ( dhe ashtu bëhet) që në cdo dhomë  të ketë nga një bredh me fotot e familjes, copa portokalli të thara dhe shkopinj kanellë.

Në darkë, mbledh familjen për një foto përpara një slite të tërhequr nga gjashtë drerë. Dy fëmijët e saj binjakë mbushen me dhurata, dhe pastaj të ftuarit marrin pjesë në një darkë madhështore. ”All I Want For Christmas Is You” është kthyer në këngën më të famshme të Krishlindjeve në ditët tona./abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!