Merkato do të sjellë ndryshime te Juventusi. Një ndër të rrezikuarit është Maurizio Sarri, i cili duhet të fitojë me çdo kusht një trofe për të pasur sërish shanse të vazhdojë të qëndrojë në stolin e skuadrës.
Bardhezinjtë po kërkojnë një qendërsulmues dhe shumë emra janë përfolur gjatë kësaj kohe. Një ndër të preferuarit e drejtuesve është Raul Jimenez, 29-vjeçari i Wolves.
Meksikani ka shënuar 26 gola mes kampionatit dhe Europa League, shifra që kanë tërhequr vëmendjen e klubit italian. “Ujqit” kërkojnë mbi 50 milion euro për ta lënë të lirë goleadorin dhe një pjesë e kësaj shumë mund të vijë nga Douglas Costa.
Braziliani është i “sakrifikuari” i kampionëve të Italisë dhe pritet të jetë largimi i parë në fund të sezonit. PSG dhe Manchester City e pëlqejnë sulmuesin e djathtë brazilian, por deri tani nuk kanë paraqitur asnjë ofertë zyrtare. /abcnews.al