Niklas Sule është një nga objektivat e Chelsea në merkato. Mbrojtësi gjerman, i cili luan në qendër dhe krahun e djathtë të prapavijës, pëlqehet shumë nga trajneri Thomas Tuchel.
Sport Bild shkruan se fituesit në fuqi të Champions League po monitorojnë situatën dhe po përgatisin ofertën e parë për kampionët e Gjermanisë.
25-vjeçari ka edhe një vit kontratë me bavarezët, të cilët kanë nisur nga puna për të rinovuar me të, duke i dhuruar zgjatjen e bashkëpunimit me një tjetër vit, pra deri në 2023.
Chelsea nuk dorëzohet pavarësisht dëshirës së Bayernit, teksa kartoni i Sule sillet midis shumës 35-40 milion euro. /abcnews.al