Franca u ndal në barazim 1-1 me Ukrainën ditën e djeshme, madje vendasit shënuan të parët dhe u desh goli i Martial për të shmangur humbjen. Trajneri Didier Deschamps analizoi atë që ndodhi në fushë pas ndeshjes.
“Pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë se në të parën. Kishim mundësinë ta zhbllokonim ndeshjen, por në vend të kësaj e pësuam. Skuadra reagoi dhe kjo është diçka pozitive.
Të luash kaq shumë ndeshje radhazi e bën të vështirë, por nuk është një justifikim. Unë kam besim te lojtarët e mi. Situata mund të mos jetë më e mirë se para ndeshjes, por as më keq nuk është.
Sigurisht që ne mund të bëjmë më mirë, por kemi luajtur ndaj një kundërshtari që ishte shumë i mbledhur dhe kishte ngritur një mur para nesh.
Na duhet saktësi, lëvizshmëri, pasi topin e kishim në zotërim dhe krijuam raste. Gjithsesi duhet të krijojmë edhe më shumë. Synimi ynë ishte të merrnim tre pikët ndaj Ukrainës”, është shprehur trajneri i Francës. / abcnews.al

