Deschamps në mbrojtje të Pogba: Nuk mori doping me qëllim, ai nuk e dinte

schedule13:50 - 1 Mars, 2024

schedule 13:50 - 1 Mars, 2024

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka thënë se nuk beson që Pogba ka marrë doping me qëllim.

Mesfushori i kombëtares franceze dhe Juventusit u pezullua për katër vite të enjten pasi testi i dytë rezultoi pozitiv për substancën e ndaluar, testosteron.

“Në asnjë moment nuk mund ta imagjinoj se Paul kishte qëllim dhe dëshirën për të përdorur doping. Unë e njoh mirë atë, e di që kjo nuk është fare në karakterin e tij.

Tani, këtu janë faktet dhe çfarë zbulojnë dy mostrat e marra. Prania e një hormoni të paligjshëm është e padiskutueshme”, ka thënë trajneri i “gjelave”./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!