Didier Deschamps ka promovuar Mike Maignan në portierin titullar pas lamtumirës së Hugo Lloris me ekipin kombëtar.
“Pozicioni numër 1 padyshim i shkon Mike Maignan. Hierarkia është e rëndësishme, por unë do të flas për këtë edhe me të tjerët. Do të ketë një hierarki për këtë ndeshje, por madje mund të jetë ndryshe qershorin e ardhshëm. Përvoja ndërkombëtare mund të jetë një aset i rëndësishëm”, shpjegoi tekniku i Francës.
Ky është një lajm i mrekullueshëm për portierin e Milani, pasi u detyruar të humbasë Kupën e Botës në Katar, ai tashmë rikthehet madje titullar për të ndihmuar kombin e tij drejt Euro 2024./ h.ll/abcnews.al