Franca fitoi 0-2 jashtë fushe përballë Kazakistanit, duke marrë fitoren e parë në takimet eliminatore të Botërorit Katar 2022. Trajneri i kampionëve të botës, Didier Deschamps vlerëson djemtë e tij, teksa zbulon edhe pengun e vetëm.
“Rezultati i sotëm është shumë i mirë, edhe pse kishim mundësi të shënonim edhe më shumë gola duke parë rastet që krijuam. Portieri i Kazakistanit, i cili është një ‘veteran’, zhvilloi një ndeshje të madhe.
Tani duhet të rikuperojmë energjitë, pasi ndeshja e tretë vjen shpejt. I vetmi peng është që nuk i finalizuam rastet që krijuam në pjesën e dytë. Dembele shënoi, jam i kënaqur me lojën që zhvilloi.
Ousmane ka cilësi të shkëlqyera teknike, sot realizoi një gol shumë të bukur. Sot e bëri mjaft mirë detyrën e tij, por ka mundësi të jetë edhe më shumë vendimtar, mund të jetë gjithmonë vendimtar“, theksoi Deschamps. /abcnews.al

