Dervishi: Lasgush Poradeci, gjeniu me “cianur” në xhep

schedule09:18 - 22 Nëntor, 2019

schedule 09:18 - 22 Nëntor, 2019

“M’u desh të bëja dokumentar që të njihja se kush ishte Lasgush Poradeci” me këto fjalë e ka nisur bisedën e tij në studion e ABC-ja e mëngjesit me Enkel Demin, gazetari dhe autori i ABC Story, Ferdinand Dervishi.

Gjatë bisedës në studio Dervishi tha se madhështia e poetit Lagush Poradeci është lënë në hije nga regjimi komunist dhe të gjithë e kanë njohur pak veprën e tij.

I pyetur nga gazetari Enkel Demi se përse e kishte quajtur dokumentarin “Gjeniu me pilulë cianuri në xhep” Dervishi tha:

Ai e kuptonte se ku jetonte. Ishte njeriu që po shihte se, për një fjalë goje shkoje në burg. Ai pa se si vëllai i Reshit Çollakut, që ishte hero i popullit, ishte një nga familjet më të respektuara në Pogradec atë kohë, shkoi në burg me akuzën e “agjitacion propagandës”. Ai ishte i kujdesshëm, por e kishte frikën, dhe ndjente se prangat për të ishin shumë afër. Ai kishte thënë në rrethin e tij të ngushtë e miqësor se: “ne poetët jemi të brishtë nuk i durojmë dot torturat, kështu që unë kam këtë…(pilulën).

Sipas Dervishit jeta e poetit, ka qenë një sfidë ndaj komunizmit, dhe duke parë në rrethin e tij miqësor se si depërtonte ky regjim, poeti lëvizte me një pilulë në xhep.

Gazetari tha se personaliteti shume i spikatur dhe i fortë, që karakterizonte Lasgush Poradecin, nuk do të lejonte që komunizmi të ushtronte mbi të, dhunë apo tortura, por do i jepte zgjidhje vetes duke përdorur pilulën e helmatisur, e cila do i jepte fund jetës së tij brenda 3 minutave.

Të gjitha këto ngjarje dhe fakte të tjera, nga jeta e poetit Lasgush Poradeci, do të transmetohen në dokumentarin ABC Story ditën e shtunë ora 22:00./abcnews.al