Dervishi: Kanë të drejtë policët që thonë se nuk ushtruan dhunë më 17 maj te Teatri!

schedule22:32 - 29 Maj, 2020

schedule 22:32 - 29 Maj, 2020

Edhe gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar për deklaratën e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit Ardi Veliu.

“Me drejtorin që paskan, kanë shumë të drejtë policët që thonë se nuk kanë ushtruar dhunë më 17 maj te Teatri!”, ka ironizuar Dervishi.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit publikoi një video përpara Komisionit të Sigurisë ku sipas tij tregonte familjen jo të rregullt prej të cilës vinte 15 vjeçari i cili u dhunua nga policia disa ditë më parë në zonën e Liqenit Artificial./abcnews.al