Derrat e egër që shkaktuan aksidentin e trefishtë në Greqi, vdesin dy persona, njëri la pas pesë fëmijë jetimë

schedule11:39 - 13 Korrik, 2022

schedule 11:39 - 13 Korrik, 2022

Një aksident i trefishtë ka ka lënë të vdekur 2 persona dhe të lënduar  katër të tjerë në Greqi, kur një tufë me derra të egër i preu rrugën makinës së patrullës së policisë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para mesnatës së të hënës, 10 korrik në Kilkis, rreth 60 kilometra në Veri të Selanikut.

Por si ndodhi aksidenti i trefishtë

Një makinë patrulle me tre policë u përplas me derrat dhe doli nga rruga.


Pak sekonda më vonë një makinë e dytë u përplas me makinën e policisë. Për fat të keq shoferi 53-vjeçar i makinës së dytë dhe 48-vjeçar ndërruan jetë nga përplasja e fortë.

Por nuk mbaron me kaq një automjet i tretë vjen në rrugë dhe përplaset me tufën e derrave të egër. Mediet lokale raportojnë se shoferi i makinës së tretë dhe pasagjerja e cila është nga Maqedonia e Veriu kanë pësuar lëndime trupore nga përplasja, e për pasojë janë transportuar në spitalin e Kilkisit.

Ndërkohë mësohet se nga aksidenti mbetën të ngordhur edhe pesë derra të egër.

Mediet greke kanë publikuar gjithashtu dëshminë e të afërmit e njërit nga dy viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik.

Ai tha se njëri nga viktima la jetim pesë fëmijë dhe se i gjithë komuniteti lokal është tronditur nga aksidenti që i mori jetën 2 personave.

“Ky ishte fati i tyre. Ishte një situatë shumë e vështirë. Një tufë derrash të egër u shfaq dhe u përplas me makinën e patrullës. Në makinën e dytë njëri nga të vdekurit la pesë fëmijë jetimë”, është shprehur i afërmi i viktimës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!