Pas një periudhë shumë pozitive me Parmën, mbrojtësi shqiptar Kastriot Dermaku, u largua te Lecce në Serie B, aty ku e ka vendin titullar të garantuar. Pas largimit të tij, nuk mund të mungonte një postim emocionues i mbrojtësit kuqezi.
“Nuk mund të kërkoja më shumë se sa ta mbyllja me një fitore të bukur në shtëpi eksperiencën time me Parmën. Doja të falenderoja nga zemra të gjithë shokët e mi, personat që kanë punuar prapa kuintave për Parmën, të gjithë tifozët dhe atyre që më dhanë mundësinë të merrja pjesë në kampionatin më të bukur në botë.
Rrugët tona tani ndahen dhe nuk më ngelet tjetër veçse të uroj më të mirën për këtë shoqëri dhe për të ardhmen e saj. Tani për mua fillon një kapitull i ri në karrierën time, me të njëjtin entuziazëm dhe me dëshirën për të arritur objektiva të rinj. Faleminderit Parma”, shkroi Dermaku./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CF_vOHyjUJU/