Deri në mesditë diell dhe vranësira në gjithë vendin, pasdite nis shiu në këto zona

schedule07:58 - 28 Shkurt, 2021

schedule 07:58 - 28 Shkurt, 2021

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë i gjithë vendi ynë do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimare, ku më të dukshme vranësirat paraqiten ne dy ekstremet veri-jug duke rrezikuar shira te izoluar në ekstremin jugor. Parashikohet qe kushtet e qendrueshme te motit te vijojne deri mengjesin e së hënës.

Temperaturat e ajrit do te ulen lehtë në mëngjes po ashtu edhe mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 18°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me 50-55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Masat ajrore më të freskëta të qëndrueshme do të karakterizojnë kushtet e motit në terrritorin e kosovës. Për pasojë kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jenë dominante. Më të dukshme vranësirat paraqiten përgjatë kufirit Veriperëndimor duke rrezikuar reshje të izoluara.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellet VIJON në republikën e MV. Herë pas here do të ketë kalim të vranësirave KU më të dukshme paraqiten në zonat Veriore. Pasditja dhe nata sjellin shtim te vranësirave ne te gjithë territorin e MV.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e detit të Zi do kenë reshje të pakta shiu. Por Rajoni Verior dhe Lindja e kontinentit Europian paraqiten me mot të kthjellët por të ftohtë. Po ashtu si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Jugu i mesdheut Europa Jugore dhe Qëndrore do kenë mot të kthjellët dhe temperatura të larta./mv.abcnews.al