Deri në gusht, varianti Delta do të shkaktojë 70% të rasteve me Covid në Europë

schedule08:10 - 11 Korrik, 2021

schedule 08:10 - 11 Korrik, 2021

Gianni Rezza, Drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive është shprehur se situata epidemiologjike në Europë vijon të mbetet shqetësuese.

Rezza ka deklaruar se 70 % e rasteve me Covid deri në gusht do të shkaktohen nga varianti Delta, ndërsa deri në fund të këtij muaji rastet me Covid mund të arrijnë në 90 %.

Ai gjithashtu iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen, duke shtuar se çdo relaksim i autoriteteve ndaj pandemi mund të sjellë rritje të konsiderueshme të infeksioneve.

“Në Europë 70% e rasteve të reja të koronavirusit do të vijnë për shkak të variantit Delta dhe deri në fund të gushtit mund të arrijë në 90 % të infeksioneve. Çdo relaksim gjatë muajve të verës mund të çojë në një rritje të papritur dhe të konsiderueshme të rasteve”, ka thënë ai./abcnews.al/