Deri në 300 mijë lekë për xhamat e zinj, kush janë të arrestuarit, nga mjeku te zyrtarët e DRSHTRR

schedule10:05 - 1 Shkurt, 2022

schedule 10:05 - 1 Shkurt, 2022

Seksioni për Korrupsionin në Policinë e Tiranës ka arrestuar 7 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve ka punonjës në Drejtorinë e Patentave, pronarë servisi makinash e punonjës, si dhe një mjek në Qendrën Shëndetësore në Kamzë.

Burime për gazetarin Ermal Vija bëjnë me dije se në pranga janë vënë mjeku Artan Murati, i akuzuar për falsifikim i dokumentit shëndetësor.

Zef Ndoca, specialist tek Qendra e Kontrollit Teknik në DRSHTRR në Durrës.

Qamil Domi për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Erjon Rakipllari, administrator i një servisi makinash në Durrës, për falsifikim i dokumenteve kryer në bashkëpunim.

Po për këtë vepër penale është arrestuar edhe punonjësi i tij në servis, Erges Zaka.

Në pranga është vënë edhe një agjente e një kompanie sigurimesh, Yllka Graceni, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Po për këtë vepër i arrestuar është edhe Artan Frroku, administrator i një agjencie të targimit të automjeteve.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin nga 100 deri në 300 mijë lekë të vjetra duke u siguruar disa personave nga Tirana e Durrësi çertifikata për xhamat e errëta të makinave, si dhe kalimin e kontrollit teknik të mjeteve, apo edhe pajisjen me dokumente mjekësore për mospërdorimin e rripit të sigurimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!