“Emoji-t”, ikonat e vogla që fëmijët përdorin kryesisht në komunikimin e tyre dixhital, mund të mos jenë gjithmonë aq të pafajshme sa duken. “Emoji-t” mund të fshehin një lajm shumë shqetësues për një prind, i cili nëse nuk merr masa shpejt, do të ketë disa surpriza.
Sipas një raporti të fundit nga Daily Mail, Policia e Surrey në Britani ka publikuar një udhëzues se çfarë kuptimi mund të kenë emoji kur përdoren nga fëmijët.
Bota sekrete e “emoji-ve” tregon anën e errët të kuptimit të këtyre simboleve shumëngjyrëshe, shpesh kode për drogën dhe seksin.
Lista e shembujve përfshin përdorimin e ikonave të luleshtrydheve, qenit, qershive, kekut, akullores ose gjetheve për të treguar kanabisin.
Një patëllxhan ose një pjeshkë mund të përfaqësojë seksin dhe një alien ose një maskë mund të nënkuptojë ekstazën.
Një peshk, një pompë gazi ose një fjollë dëbore mund të përfaqësojë përdorimin e kokainës, ndërsa një grusht ose një raketë mund të tregojnë se sa të fuqishme janë substancat.
Ikona e kordonit të rrymës mund të nënkuptojë, si çifti i syve, se dikush është një tregtar droge. “Emoji” i kalit mund të nënkuptojë ketaminë dhe një tullumbace oksid azoti që shitet në bombola.
Policia e Surrey publikoi udhëzuesin si pjesë e një fushate për të rritur ndërgjegjësimin e prindërve për përdorimin e “emoji-ve”.
Policia tha se ka kaluar dy javët e fundit në një fushatë ndërgjegjësimi, pasi “disa të rinj mund të përdorin ikonat për t’iu referuar drogës dhe sjelljes seksuale”.
“Fokusi ynë në këtë nuk ndalet me përfundimin e kësaj fushate fillestare,” vunë në dukje blutë, duke shtuar: “Ne gjithashtu e dimë se emoji dhe çfarë mund të nënkuptojnë ato janë diçka që do të ndryshojë vazhdimisht, dhe kështu puna dhe kërkimi ynë në këtë do të vazhdo.”/abcnews.al