Deri dje favorit për Topin e Artë, sot në listën e atyre që largohen nga klubi

schedule18:56 - 13 Prill, 2022

schedule 18:56 - 13 Prill, 2022

Ngritja dhe rënia e mesfushorit italian, Jorginho, ndodhi shumë shpejt.

Ai kapi majat kur me Italinë fitoi Euro 2020, ku madje ishte edhe kandidat për Topin e Artë. Por tashmë duket se ai është vetëm në rënie. Mediat angleze shkruajnë se ndeshja ndaj Real Madrid në Champions mund të ketë qënë ndeshja tij e fundit me Chelsea në Champions League.

Jorginho u fut dje në fushën e lojës në minutën e 106-të duke zëvendësuar Kovaçic, por nuk arriti të bënte diferencën. Kontrata e tij skadon në vitin 2023, kështu që nëse nuk do të ketë rinovim kontrate, atëherë Chelsea do ta nxjerrë në shitje për të fituar të ardhura nga kartoni i tij.

Tuchel po fillon të preferojë kroatin Kovaçic në vendin e tij dhe duket se po e bën shumë mirë atë rol./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!