Dërgohet për gjykim dosja e ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi

schedule11:07 - 5 Qershor, 2018

schedule 11:07 - 5 Qershor, 2018

Dërgohet për gjykim dosja në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi. Në gjykatën penale ka përfunduar sot seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Kavajës Roshi. Kjo Gjykatë vlerëson të drejtë hetimin e prokurorisë ndaj Roshit dhe vendosi dërgimin e çështjes në gjyq. Roshi nuk ishte i pranishëm në seancë. Ish-kryebashkiaku tashmë do të gjykohet si i pandehur për falsifikim vulash, stampash dhe formularësh.

Ish-zyrtari Roshi është vënë nën akuzë si një nga të prekurit nga ligji “për dekriminalizimin”. Sipas prokurorisë ai nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në të shkuarën, arrestime, ndalimeve, dëbimeve apo masave të sigurisë në Itali, Zvicër e Gjermani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!