Dërgohet me urgjencë në spital ish-trajneri i Argjentinës

schedule15:57 - 26 Nëntor, 2020

schedule 15:57 - 26 Nëntor, 2020

Argjentina ende po vajton Diego Armando Maradonën, ndërkohë që mbrëmjen e së mërkurës një tjetër emër i njohu ri futbollit ka pasur probleme shëndetësore. TyC Sports raporton është dërguar me urgjencë në spital Alejandro Sabella.

I njohur me “nofkën” Alex, pasi provoi të luante edhe në Angli me Sheffield United dhe Leeds United, 66-vjeçari u dërgua të mërkurën në mbrëmje nga La Plata në Buenos Aires në një klinikë.

Momentalisht nuk ka ndonjë të re tjetër për gjendjen e tij shëndetësore. Ditën e fundit ai nuk ishte ndjerë mirë dhe në të shkuarën thuhet se nuk i kanë munguar problemet e zemrës.

Sabella është një legjendë e Estudiantes, si lojtar dhe trajner. Ai ka arritur të fitojë edhe Copa Libertadores në vitin 2009, ndërkohë që në vitin 2011 mori drejtimin e kombëtares së Argjentinës.

Tekniku ishte në krye të kombëtares edhe në Brazil 2014, duke shkuar deri në finale ku u mund nga Gjermania falë një goli të Mario Goetze. Ditën e sotme pritet të mësohet më shumë mbi gjendjen e tij shëndetësore. /abcnews.al