Dërgohet lista e katërt në Strasburg, qeveria propozon tre kandidatë

schedule15:04 - 24 Korrik, 2018

schedule 15:04 - 24 Korrik, 2018

Pas refuzimit të tre listave, qeveria shqiptare ka bërë gati listën e katërt për të zgjedhur gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, ku bëhet e ditur se pas realizimit të fazës konsultative me Panelin Këshillues të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Këshilli i Ministrave propozon,tre kandidatë. Ata janë Darian Pavli, Marjana Semini dhe Sokol Berberi.

Gjyqtari Berberi rezulton se është propozuar edhe në tre listat e tjera të cilat janë rrëzuar nga Këshilli i Evropës me argumentin se kandidaturat e dërguara nga qeveria shqiptare dhe procedura e përzgjedhjeve të tyre nuk janë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.  /abcnews.al