Kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Shkupit 45 trupat e pajetë të viktimave të tragjedisë së pak ditëve më parë të autobusit që po kthehej nga Stambolli.
Ata janë sjellë me dy avionë ushtarakë nga Bullgaria, por fluturimi u shty për disa orë për shkak të motit të keq.
Viktimat u dërguan në Shkup pas përfundimit të ekzaminimeve nga autoritetet lokale për shkaqet që çuan në vdekjen e tyre.
Tashmë trupat do t’u kthehen familjarëve, të cilët do të kryejnë edhe varrimin e tyre.
Ngjarja tragjike ndodhi më datë 23 nëntor ku autobusi po kthehej nga një udhëtim në Turqi. /abcnews.al