Përfaqësues të Krimeve të rënda, agjentë doganorë dhe efektivë të Policisë së Shteti po kryejnë një aksion në portin e Durrësit. Kontrolle janë ushtruar në një kontenier me banane të mbërritur nga Ekuadori.
Burimet thonë se problemet paketimin kanë ngritur në dyshime se kontenieri me banane është prekur pas ngarkimit, çka ka detyruar autoritetet të urdhërojnë kontrollin e plotë të ngarkesës.
Nga autoritetet e Portit të Durrësit nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me këtë aksion.
Ky port është shndërruar në një nga më problematikët në rajon, pasi jo në pak raste ka qenë ‘urë lidhëse’ e transportit të drogave të forta nga Amerika Latine drejt Evropës.