Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dërgesat me robotë, e ardhmja e postës në Kinë

schedule09:07 - 29 Shtator, 2021

schedule 09:07 - 29 Shtator, 2021

Pandemia po përshpejton automatizimin edhe në shpërndarjen e produkteve dhe ushqimeve. Të paktën 1.000 shpërndarës mekanikë do të shtohen në flotat e kompanive kineze gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Gjigantët e tregtisë elektronike Alibaba dhe JD.com, së bashku me kompaninë e shpërndarjes së ushqimit Meituan, planifikojnë të punësojnë 2,000 robotë në vitin 2022, katër herë më shumë se sa janë sot. Disa nga robotët janë dronë fluturues, por shumica janë kuti të mëdha me rrota.

Miliona korrierë në Kinë dorëzojnë produkte me një kosto të kufizuar në 3 juanë (0.40 euro), por shumë kompani kanë eksperimentuar me dërgesa robotike që nga viti 2013.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!