Dërgesat e gazit rus në BE kanë rënë me 48% këtë vit, Moska i hedh sytë nga Kina

schedule19:42 - 7 Shtator, 2022

schedule 19:42 - 7 Shtator, 2022

Dërgesat e gazit natyror rus në BE kanë rënë me 48% deri më tani këtë vit, sipas gjigantit rus të gazit Gazprom.

Rusia është në bisedime për një projekt të ri të madh infrastrukturor për dërgimin e gazit në Kinë përmes Mongolisë, tha më herët sot Vladimir Putin.

Gazprom ka eksploruar prej vitesh mundësinë e furnizimit me gaz të Kinës nëpërmjet Mongolisë përmes një tubacioni të madh gazi, Power of Siberia 2, shkruan The Guardian.

Tubacioni i propozuar mund të transportojë 50 miliardë metra kub gaz natyror në vit, ka thënë Gazprom, që është pak më pak se gazsjellësi Nord Stream 1 që lidh Rusinë me Gjermaninë nën Detin Baltik.

“Jemi në diskutime për zbatimin e mundshëm të një projekti të madh infrastrukturor, e kam fjalën për furnizimin me gaz rus të Kinës nëpërmjet Mongolisë”, tha Putin gjatë një takimi me kryeministrin e Mongolisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!