Derdhet orizi lumë ne studion e ABC

schedule22:13 - 28 Janar, 2021

schedule 22:13 - 28 Janar, 2021

Një demostrim i pazakontë ka ndodhur në studion e ABC mbrëmjen e sotme. Ekonomisti Pano Soko, në emisionin “As pro as kundër” duke dhënë detaje për përgjimet e anti-mafias në të cilët ndër të tjera përmenden zyrtarë të lartë shqiptarë e ilustroi gjithçka me disa pako orizi.

Në bisedë përmendet edhe fakti se personi që ka në dorë disa licenca për ndërtimin e grataçelave në Tiranë dhe se me 20% të vlerës ryshfet mund të blesh gjithçka në Shqipëri.

Soko ka shpjeguar se nga ky 20% me lejet e ndërtimit ka përfitime kolosale, të cilin e demostroi me orizin, ku sipas shembullit të ekonomistit një kokërr oriz është një vit jete e një qytetari shqiptar me një rrogë mesatare.

Sipas Sokos nga 20% e lejeve të ndërtimit të dhëna janë përfituar 600 milion euro dhe siç thotë ai një qytetari me një pagë mesatare do t’i duheshin 120 mijë vite jetë (e barabartë me 120 mijë kokrra orizi të derdhura në studio) për të arritur në këtë shifër.

“Një metër katror në Tiranë unë ta marrë me 1 mijë euro. Për çdo leje këtu ka 20%. Është bakshish. Të gjitha do i hajë konsumatoti. Është bakshish i paligjshëm. E dinë të gjithë, pak e flasin. Këtu ta mora 1 mijë euro katror duke ta falur pak se lejet janë dhënë në qendër. Janë 3 miliard euro, me 20 përqind janë 600 milion euro. Këtu të ikën mendja prandaj ti solla këto orizët.

Një qytetar shqiptar paguhet mesatarisht me 54 mijë lekë në muaj. Duke zbritur taksat në vit merr rreth 5 mijë euro. Kjo është një vit jetë e një qytetari shqiptar normal, me një pagë mesatare. E dini sesa vite jetë kanë fituar këta vetëm me këto leje ndërtimi për kaq pak kohë. Një kokërr oriz është një vit jetë.

Kaq vite jetë punon një qytetar shqiptar. Një pako ka 40  mijë kokrra mesatarisht. Në 3 kg janë 120 mijë kokrra. Janë 120 mijë vite për të arritur 600 mijë milionëshin. Për të kuptuar sa është pesha e atyre që humbasin”, tha ai ndër të tjera. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!