Orges Shehi, trajneri i Tiranës, pas ndeshjes derbi me Partizanin foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Është humbje që djeg, për mënyrën se si e morëm. Nuk e merituam, edhe pse mund të interpretonim më mirë.
Janë ndeshje që vendosen nga detajet, nuk kishim përqendrim dhe e pësuam nga 2-3 episode. Ishim të karikuar, madje në disa momente e kaluam cakun. Duhet të shënosh kur ke raste dhe ne nuk i shfrytëzuam në pjesën e dytë. Kur nuk e bën e pëson”.
“Duhet ta lexojmë lojën më mirë dhe na vjen keq që kishim shumë lojtarë në metrat e fundit. Nuk mbrojtëm mirë. Normal detyrat zbatohen nga lojtarët, por nuk jam nga ata që ua vënë gishtin. I pari gaboj unë, pastaj ata”.
“Ndoshta ishim të karikuar më shumë. Mbajtëm topin më shumë se çfarë duhet, kishim kërkuar të luanim shpejt. Gabuam, ndryshuam në pjesën e dytë. Ndoshta ishte ngarkesë e tepërt, pasi e donim patjetër këtë derbi. Karikimi i tepërt ndoshta na penalizoi në këtë ndeshje”.
“Vayrynen nuk ka lidhje me Tiranën? Kurrë nuk fokusohem te lojtarët e mi. Ata që stërvit janë më të mirë, mund të paraqiten mirë. Nuk i hedh poshtë futbollistët. Normal në verë vihen vlerësime për të gjithë. Një fitore sot, ndaj një rivali historik, e donim për ambientin dhe objektivat. Objektivat janë aty, ka ende pikë dhe do tentojmë të ngjitemi sa më lart. Rivalët aty janë”. /abcnews.al