Ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”. Strategu kryeqytetas e hapi fjalën e tij me një analizë të shkurtër për derbin Partizani-Tirana, që u luajt ditën e premte.
DERBI – “Ndeshjet varen nga situata që po kalon ekipi. Kur kalon një situatë të keqe, e ke më të lehtë të motivosh ekipin. Po prisja nga momenti në moment që Tirana të shënonte.
Tirana atë ditë, ka qenë në një situatë që ishte pa trajner. Nuk e dinin kush do të ishte trajner. Megjithatë, të gjithë futbollistët u bënë bashkë atë ditë.
Të qenurit bashkë, sjell fitoren. Edhe Egbo bëri punën e tij. Besoj se kjo gjë i dha fitoren Tiranën. Kur bëhen analiza para ndeshjes, diskutohen edhe ana psikologjike. Para Partizanit, nuk ka nevojë të diskutohet ana psikologjike”./abcnews.al