Derbi me Spurs, Tuchel: Mourinho fitues, të njëjtën mentalitet dua te Chelsea

schedule17:17 - 3 Shkurt, 2021

schedule 17:17 - 3 Shkurt, 2021

Tottenham-Chelsea është një nga sfidat më të forta të kësaj javë në Premier League. Derbi i Londrës luhet të enjten në mbrëmje, duke filluar prej orës 21:00. Trajneri i “Bluve të Londrës”, Thomas Tuchel vlerëson ekipin kundërshtar dhe homologun Jose Mourinho, teksa thekson se djemtë e tij do të zbresin në fushë për tre pikë.

Nesër luan Tottenham dhe Chelsea, nuk është një sfidë mes meje dhe Jose Mourinho. Jam i lumtur që do të përballem me këtë skuadër të fortë. Kur unë nisa karrierën, Jose ishte shumë larg, njësoj si hëna larg tokës. Po flasim për një nga trajnerët më të mirë në botë.

Ai ka krijuar një skuadër shumë të fortë, Tottenham është shumë kompetitiv. Do të jetë një sfidë e madhe për ne. Jose është fitues, të njëjtin mentalitet po tentoj të implementoj edhe un te Chelsea. Kam një skuadër të nivelit të lartë dhe do të tentojmë t’i mposhtim nesër në fushën e tyre“, deklaroi trajneri gjerman, i cili ka një koment edhe për Timo Werner.

Timo ka kujtime të bukura nga stadiumi i Tottenham. Ka shënuar aty me Chelsea dhe Leipzig. Ai po punon shumë për t’u kthyer te goli. Është përgjegjësia jonë të nxjerrim më të mirën nga ky lojtar, i cili sulmon shumë mirë hapësirat dhe është shumë i shpejtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!