Joel Matip si duket ka tërhequr vëmendjen e Lazio dhe Roma, ndërsa përgatitet që të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë këtë verë.
Mbrojtësi kamerunas, i cili ka edhe pasaportë europiane, ka afro dy muaj të mbetura në kontratën e tij me “Të Kuqtë”, e cila nuk do të rinovohet.
Siç bëhet e ditur nga “Corriere della Sera”, Matip po përgatitet që të largohet nga Liverpool si lojtar i lirë gjatë verës, duke tërhequr vëmendjen nga Lazio dhe Roma, të cilat mund të hapin bisedimet me 32 vjeçarin gjatë javëve të ardhshme.
Për të dy klubet romake, arritja e një marrëveshje varet nga sigurimi i kualifikimit në gara europiane, dhe vetë lojtari është i hapur për një lëvizje në kryeqytetin italian./ h.ll/abcnews.al