Derbi italian në merkato, mbrojtësi i kombëtares fut në “sherr” Milanin dhe Interin

schedule17:35 - 2 Gusht, 2022

schedule 17:35 - 2 Gusht, 2022

Ka derbi italian në merkato. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e dy skuadrave të njohura të Serie A.

Milan dhe Inter tashmë do të garojnë mes tyre për shërbimet e Berat Gjimshitit, i cili pëlqehet shumë nga dy skuadrat në fjalë.

Sipas “TuttoAtalanta” për mbrojtësin “bergamask”, Maldini do të takohet me drejtuesit e Atalantës për të bërë edhe ofertën e parë për shërbimet shqiptarit.

Në ditët e fundit edhe Interi është vënë pas Gjimshitit, me ziklatërit që e kanë piketuar si përforcimin e radhës në mbrojtje, por që tani duhet të përballen me Milanin në merkato në një “derbi” për të fituar shërbimet e Gjimshittit. /f.a/abcnews.al