Futboll nuk ka për momentin dhe u mungon shumë lojtarëve dhe tifozëve. Një sport që mbledh rreth vetes qindra miliona njerëz, por shumica e kampionateve janë ndalur. Kjo periudhë do të sjellë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerën e lojtarëve në treg.
Përjashtim nuk bëjnë as lojtarët e Superiores dhe kështu ka ndodhur. Para disa ditës, Transfermarkt ka publikuar vlerat e reja të lojtarëve dhe ka pasur vetëm rënie. Tashmë më i shtrenjti është mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku, ndërkohë që kemi zgjedhur të bëjmë një krahasim mes skuadrave të kryeqytetit: Tirana dhe Partizani.
Në një rreshtim 4-3-3, të kuqtë dominojmë me numrin e lojtarëve më të shtrenjtë në Superiore. Kuptohet që Alban Hoxha vlen më shumë në treg se Ilion Lika, që kur merret në konsideratë mosha e të dy portierëve. Transfermarkt e vlerëson me 300 mijë euro “gardianin”, i cili është edhe pjesë e kombëtares shqiptare.
Në mbrojtje ngjyrën e kuqe e “përzien” Albi Doka, më i shtrenjti në linjën e djathtë të prapavijës. Për krahun tjetër Trashi është më i shtrenjti, ndërsa në qendër Belica është i diferencuar. Boldor dhe Bitri vlerësohen njëlloj, me 200 mijë euro, më shumë se lojtarët e Tiranës.
Treshja e mesfushës është interesante, me më shumë ngjyra bardheblu. Esat Mala është më i shtrenjti, ndërkohë që krah tij pozicionohen Edon Hasani dhe Cobbinah. Lojtari tjetër i bardhebluve është Elton Cale, i vendosur në të djathtë të sulmit. Ky formacion plotësohet nga William Cordeiro dhe Jurgen Bardhi, që vlerësohen lart në Transfermarkt. /abcnews.al