Derbi i shqiptarëve në Kroaci, festojnë Gorica dhe Albi Doka

schedule19:57 - 23 Nëntor, 2020

schedule 19:57 - 23 Nëntor, 2020

Vazhdon momenti i mirë për Gorica dhe Albi Dokën. Mbrojtësi i djathtë u transferua tek ekipi kroat në muajin gusht dhe ia ka dalë të fitojë një post titullari.

Sot e nisi nga fillimi dhe e zhvilloi të plotë sfidën shtëpiake kundër Varazdin, takim që Gorica e fitoi me rezultatin 1-0, falë një penalltie të kthyer në gol nga Lovric.

Si titullarë u aktivizuan edhe Jorgo Pëllumbi e Agon Elezi te skuadra mike. Në fund festoi Gorica dhe Doka, që janë ngjitur në vend të tretë në HNL kroate.

Periudhë fantastike për 23-vjeçarin nga Tirana, i cili debutoi me kombëtaren kuqezi në vëllazëroren e 11 nëntorit ndaj dardanëve të Kosovës.

Doka u aktivizua edhe në dy përballjet e Nations League kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë, duke dhuruar paraqitje shumë të mira. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!