Derbi i shqiptarëve, Berisha merr 7, Rrahmani e Vojvoda vlerësohen njësoj

schedule13:35 - 8 Maj, 2022

schedule 13:35 - 8 Maj, 2022

Napoli arriti të fitonte me rezultatin minimal 1-0 ndaj Torinos, në sfidën e javës së 36-të të Seria A.

Në fushën e lojës që nga minuta e parë ishin të pranishëm edhe 3 lojtarë shqiptarë, Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda në radhët e Torinos dhe Amir Rrahmani te skuadra e Napolit.

Portieri i kombëtares shqiptare ishte një nga lojtarët protagonist në këtë përballje, pasi priti edhe penalltinë e Insigne në minutën e 60-të, ndërsa zhvilloi një lojë relativisht të mirë përballë të besuarve të Luciano Spalletitt.

Nga “La Gazzeta Dello Sport” Berisha është vlerësuar me notën 7, ndërsa shkruan se: “Pritja e penalltisë së Insigne është vërtetë e jashtëzakonshme. Ai është gjithmonë i vëmendshëm dhe te goli mashtrohet nga një devijim”.

Po e njëjta media në Itali ka vlerësuar edhe Rrahmanin dhe Vojvodën, teksa u ka dhënë notën 6, teksa për mbrojtësin e krahut GDS shkruan: “Pak i çrregullt, por krosimet më të mira vijnë nga këmbët e tij, si ai në fillim për Belottin”.

Për qendërmbrojtësin e Napolit, komenti është ky: “Disa dalje me topin krijojnë çekuilibër, por qëndroi i qetë nën hijen e gjigantit Kalidou Koulibaly”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!