Derbi i Milanos në Champions League, shifra rekord të fituara nga biletat

schedule09:58 - 11 Maj, 2023

schedule 09:58 - 11 Maj, 2023

Mbrëmjen e djeshme, në “San Siro”, Milan dhe Inter u ndeshën së bashkë në Euroderbin e parë të gjysmëfinaleve të Champions League. Zikaltërit fituan ndaj kushërinjve të tyre me rezultatin 2-0, ku mjaftuan dy gola të shpejtë për tre minuta për të vulosur këtë sfidë.

Stadiumi ikonik i Milanos ishte i mbushur në maksimum, ku në tribunë ishin më shumë se 75 mijë tifozë të pranishëm. Përfitimet nga shitja e këtyre biletave kaloi shumën e 10,4 milionë eurove, një arkëtim rekord në futbollin italian në ndeshjet e Champions League, duke tejkaluar 9,1 milionë të fituara nga Milani në përballjen ndaj Tottenham. /h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!