“Derbi i Manchester” në Itali, City dhe United pas mbrojtësit të kampionëve

schedule21:48 - 7 Maj, 2023

schedule 21:48 - 7 Maj, 2023

Shtatlartë, inteligjenti dhe i sigurtë në ndërhyrjet e tij në momentin e fundit. Koreano-jugori Kim Min-Jae ishte një nga “shtyllat” kryesore në triumfin e Serie A nga Napoli i tij. Mirëpo, këto performanca duket se i kanë hapur “dyer” të reja 26-vjeçarit.

Sipas mediave italiane, “yllit” të “bluve” i janë vënë pas dy “gjigandët” e Manchester, City dhe United, me teknikët Pep Guardiola e Erik ten Hag, që e kërkojnë me ngul një mbrojtës si koreano-jugori në organikën e tyre.

Megjithatë lojtari ka kontratë deri në 2025-ën me Napolin, ndërsa klauzola e tij për vendet jashtë Italisë shkon deri në 45 milionë euro, por deri më tani asnjë nga ekipet e Manchester nuk ka bërë një “hap” serioz drejt 26-vjeçarit. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!