Derbi i Gjilanit nuk ka “krisma”, Duro debuton me barazim në Kosovë

schedule15:59 - 18 Tetor, 2020

schedule 15:59 - 18 Tetor, 2020

Shumë raste por asnjë gol në derbin midis Dritës dhe Gjilanit. Lojë e hapur dhe tepër e luftuar mes dy prej skuadrave pretendente për titullin kampion në IPKO Superligën e Kosovës, por gjithçka u mbyll ashtu siç nisi.

Drita ruan vendin e dytë me këtë barazim, teksa numëron 10 pikë (katër ndeshje të luajtura), gjashtë me pak se Ballkani kryesues, që ka zhvilluar dy ndeshje më shumë. Gjilani i Mezanit forcë e tretë për momentin me 9 pikë të grumbulluara.

 

Renditja e IPKO Superligës

Pa gola u mbyll edhe sfida tjetër mes Trepça ’89 dhe Feronikelit. Të dy ekipet nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë dhe Klodin Duro e nis me një barazim aventurën në stolin Feronikelit. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës, java e gjashtë
Drita-Gjilani 0-0
Trepça ’89-Feronikeli 0-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!