Derbi është pranë dhe biletat janë drejt shitjes. Ngacmimet si zakonisht kanë qenë të shumta, fillimisht në rrjetet sociale. Guerrils ishin të parët që “thumbuan” për ndryshimin e orarit, ndërkohë që është radha e Fanatics për të nxehur rivalët.
Rikthim në të shkuarën, foto e një prej mesazheve ngacmuese: “Ju keni lidhje me këtë qytet, aq sa Braçja me basketbollin”. Në stadium pritet të ketë sërish “goditje poshtë brezit” dhe ato janë një ndër pjesët më të bukura të përballjeve Tirana-Partizani.
Stadiumi pritet të jetë plot të dielën. Deri më tani janë shitur 6 mijë bileta dhe në treg janë rreth 2000. Derbi nis prej orës 19:00 dhe klubet kanë bërë thirrje që tifozët të shkojnë të paktën 90 minuta para në stadium, për të mos shkaktuar radhë dhe vonesa./abcnews.al