Arsenal-Totenham është një nga derbet më të zjarrta të Anglisë. Përveç rivalitetit në fushat e blerta, dy klubet e Londrës veriore janë vënë në garë mes tyre edhe për merkaton e janarit.
Dy janë emrat e përbashkët që pëlqehen nga trajnerët Unai Emeri dhe Mauricio Pochettino: Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti. The Sun raporton se drejtuesit e klubeve janë gati për të paraqitur ofertat e tyre për dyshen e Barcelonës.
Në fillim duhet bindur klubi katalanas dhe më pas duhet gjetur akordi me mesfushorin kroat dhe mbrojtësin francez. Të dy lojtarët mund të vendosin për një aventurë të re për shkak të hapësirave të pakta dhe Premier League do të ishte një opsion perfekt për ta. /abcnews.al