Partizani-Dinamo nuk do të luhet në Elbasan të premten. Plani për këtë ndeshje të javës së 31-të të Superiores ka ndryshuar.
Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërkohë që ka ndryshuar edhe orari i ndeshjes.
Kjo sfidë do të luhet prej orës 16:45, në një kohë me Laçi-Tirana. Më vonë, në 19:45, luhet Teuta-Kukësi.
Asnjë ndryshim për ndeshjet e së shtunës. Nga ora 16:45 do të luhen Vllaznia-Skënderbeu dhe Kastrioti-Egnatia. / abcnews.al