Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Derbi dhe Kukësi-Teuta, Janku bën moviolën me “lupë”

schedule23:32 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 23:32 - 16 Dhjetor, 2019

Albano Janku, specialisti i gjykimit në emisionin “Pressing” në ABC News”, ka futur në lupën e tij rastet e dyshimta të hasura gjatë kësaj jave të Superiores. “Derbi është menaxhuar mirë nga Jorgji, pasi ka specifika të veccanta. Te goli i Partizanit, Solomon është në pozicion jashtë loje dhe arbitri duhet ta sinjalizonte para se të shkonte topi te Bardhi”.

“Kemi një rast tjetër, kur Trashi kapet në pozicion jashtë loje. Anësori Avdo ka vepruar drejt. Në minutën e 36-të Ngoo ishte pozicion jashtë loje, vendimi ishte i drejtë. Përplasja Ngoo-Trashi? Kartoni i verdhë është i drejtë. Ngoo vendos dorën te goja, ndoshta e sharë. Nuk u goditën kokë më kokë, por pati veç shtyrje”.

NDESHJA NË ELBASAN – “Penalltia e parë e Kukësit është një moment i vështirë. Aksioni është i shpejtë dhe lojtarët janë shumë afër. Topi bie te këmba e mbrojtësit të majtë dhe më pas në faqen e Hoxhës e në dorë. Vendimi për penalltinë është i gabuar. Kemi një rast në minutën e 42-të, Abazaj është në pozicion jashtë loje për mua.

Kemi penalltinë e dytë që u dha për Kukësin. Shohim momentin e pasimit të Shkurtaj. Asistenti është i avancuar. Duhet të ngrinte flamurin. Pastaj topi preket dukshëm nga Hoxha dhe erdhi kartoni i verdhë dhe penalltia”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!