Sulmuesi suedez Alexander Isak, i cili është në pronësi të Real Sociedadit në La Liga, është dëshira e dy klubeve angleze. 22-vjeçari me paraqitjet e tij ka bërë për vete skuadrat gjigande angleze.
Një derbi në distancë do të luhet mes Manchester City-i dhe Manchester United. Dy klube që mund të bëjnjë “çmenduri” për sulmuesin e Sociedadit, i cili premton shumë për të ardhmen.
Alexander Isak rinovoi kontratën me klubin spanjoll këtë vit, duke vazhduar bashkëpunimin mes palëve deri në vitin 2026. Klauzola e largimit për lojtarin është 90 milion euro, një shifër e lartë por kur kemi të bëjmë me klubet angleze gjithçka është e mundur. /abcnews.al