Deputetja ukrainase rrëfen tmerrin: Gratë mbi 60-vjeç abuzohen barbarisht pastaj vriten nga rusët

schedule18:32 - 17 Mars, 2022

schedule 18:32 - 17 Mars, 2022

Brutaliteti rus mbi Ukrainë nuk po kursen askënd, duke përfshirë edhe gratë e moshuara edhe fëmijët.

Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko, tregoi tmerrin që po përjetojnë gratë ukrainase, duke denoncuar se në një rast ushtarët rusë i përdhunuan gratë mbi 60-vjeç para se t’i vrisnin.

Në një konferencë për gazetarët Lesia Vasylenko, tha se mmizoria e Putin nuk po kursen më as fëmijët dhe gratë e moshuara, të cilat përjetojnë tmerr para se të vriten nga agresorët rus në Ukrainë.

“Shumica e grave mbi 60 vjeç u ekzekutuan pasi u përdhunuan. Problemi kryesor është se viktimat dhe familjet nuk kanë forcën apo kapacitetin për te kundërshtuar”-tha  Vasylenko.

Ajo i bëri thirrje qeverisë që të sigurojë mbështetje humanitare të synuar brenda Ukrainës, në mënyrë që viktimat të mund të marrin ndihmën e duhur. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!