Deputetja shqiptare jep lajmin e ëmbël: Mezi pres të të mbaj në krahë

schedule10:28 - 1 Gusht, 2022

schedule 10:28 - 1 Gusht, 2022

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi është nënë e një djali. Ndërkohë, së fundmi ajo ka treguar se është sërish në pritje të ëmbël.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja e PDK-së ka ndarë një foto, ku ekspozon barkun e rrumbullakosur.

“Askush nuk do ta dijë kurrë forcën e dashurisë sime për ty. Në fund të fundit, ti je i vetmi që e njeh tingullin e zemrës sime nga brenda.  Mezi pres të të mbaj në krahë”, ka shkruar deputetja krahas fotos së bukur.

Kujtojmë që prej dy legjislaturash, Shoshi është pjesë e Parlamentit si deputete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!