Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klotilda Bushka del nga SPAK/ Dosja “Veliaj”, deputetja socialiste nën hetim për pengim të drejtësisë

schedule16:10 - 24 Shkurt, 2025

schedule 16:10 - 24 Shkurt, 2025

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, ka lënë ambientet e SPAK, ndërsa nuk ka preferuar të flasë para mediave.

Ajo  u mor nën hetim nga Prokuroria e Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj disa ditë më parë, dhe akuzohet për pengim të së vërtetës.

SPAK ka dyshime se deputetja e PS ka ndikuar te dëshmitarët që janë thirrur për të dhënë sqarime në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me dosjen ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij Arjola Xoxa.

“Bushka është pjesë e dosjes, ku i përfshirë rezulton Veliaj, i ndaluar për korrupsion dhe pastrim parash, dhe bashkëshortja e tij Ariola Xoxa si dhe pesë ndërtues. SPAK ka dyshime se Bushka është e përfshirë dhe akuzohet për kryerjen e veprimeve për pengim të së vërtetës. Sipas Prokurorisë, ajo ka ndikuar te dëshmitarët që kanë dhënë sqarime në SPAK në lidhje me këtë dosje.”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Disa ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Bushka tha se nuk ishte thirrur asnjëherë nga SPAK dhe se lajmin për hetimin ndaj saj e kishte marrë nga TV./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!