Deputetja e PD: Mësuesit e Belshit në protestë, qeveria nuk ka fonde për pagat

schedule19:21 - 6 Tetor, 2021

schedule 19:21 - 6 Tetor, 2021

Deputetja demokrate e Elbasanit, Zheni Gjergji denoncon se qeveria nuk ka fonde për pagat e mësuesve në Belsh.

“Ironike apo jo? Ndërkohë që në Arsim flitet për rritje pagash, qeveria nuk ka fonde të paguaj as ato aktualet
Prej kohësh mësuesit e ZVAP Belsh kanë probleme me pagën, e sikur të mos mjaftonte kjo:
– Nga muaji shtator do t’ ju mbahen 7️⃣0️⃣ mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për tu paguar siç duhet‼️
– Kjo ZVAP nuk ka likujduar 3️⃣ muaj paratë e transportit për çdo mësues‼️
Ditën e nesërme, mësuesit e kësaj ZVAP do të protestojnë për të drejten e tyre,të pagës.
Do të protestojnë për dinjitetin e tyre.
Për këtë do të dorëzojnë dhe një kërkesë pranë kësaj zyre arsimore me qëllim sqarimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike.
Deri në pritje të përgjigjes, për ti vlerësuar denjësisht mesuesit,jo vetëm nëpër rrjete sociale!
Qeveria që duam” shkruan deputetja demokrate në Facebook.
/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!