Deputetja e opozitës, Fation Dhimitri është shprehur se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka ushtuar sërish dhunë në fjalën e tij në Kuvend.
Në deklaratën e saj në interpelancën me Lleshajn, ajo ka publikuar dhe disa foto nga dhuna në protestë dhe solli në vëmendje një deklaratë të Lleshajt, i cili ka thënë se dhuna përdoret gjithmonë nga Policia.
“Shifeni shifeni, e ke parë patjetër që e ke parë. Këto për ju nuk janë akte dhune, janë thjesht episode kalimtare.
Shikojini këto foto, policët janë pa numra, dhe qytetari vetëm mbrohet me duar se po e qëllojnë në kokë.
Sa për ato deklaratat patetike për heqjen e kapeleve, në SHBA policët kanë lënë detyrën dhe janë rreshtuar me qytetarët.
Po ju bej me dije se dhuna është e ndaluar me ligji, por ju keni thënë se dhuna është monopol i shtetit dhe bëhet gjithmonë nga Policia në dobi të qytetarëve”, u shpreh deputetja.
Më tej deputetja ka kërkuar shpjegime dhe për kërkesën e saj që e ka bërë më herët për për numrat dhe emrat e policëve që kanë marrë pjesë në protestë.
Ajo tha se policët kanë qenë pa numra dhe hodhi dyshime se mund të ketë pasur dhe të infiltruar nga grupe kriminale, duke sjellë dhe në vëmendje se vrasësit në Laç ishin me uniforma policie.
“Kam kërkuar të gjithë numrat e identifikimit dhe emrat e policëve që kanë marrë pjesë në protestën e 17 majin, por nuk më kthyer përgjigje.
Nuk e dimë akoma nëse në protestë kanë marrë pjesë policë apo kanë qenë të infiltruar nga struktura kriminale.
Edhe në vrasjen në Laç, vrasësit me uniformë policie ishin, kjo nuk na duket ndonjë çudi”, tha Dhimitri./abcnews.al